Luiza Gega merr medalje të artë në Serbi, bëhet sportistja e parë shqiptare që shkon në “LO Paris 2024

Luiza Gega është kualifikuar në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Kampionia shqiptare e atletikës ka triumfuar në kampionatin Ballkanik të Atletikës në disiplinën për 3 mijë metrat me pengesa duke fiksuar kohën 9.21.53.

Ajo fitoi Medaljen e Artë pas kohës fantastike të shënuar sot në mëngjes. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë me dije se në këtë mënyrë, Luiza ia ka dalë të kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të KOKSH-it thuhej.

“Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sot ne Kraljevo te Serbise zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikes me pjesmarrjen e 20 shteteve. Luiza Gega ka arritur te triumfoi ne Kampionatin Ballkanik te Atletikes ne disiplinen 3000m/p me kohen 9.21.53. Medalje e arte dhe super kohe e arritur pavaresisht se gara u zhvillua ne mengjes.

Koha e arritur prej saj eshte norme kualifikuese per ne Lojrat Olimpike Paris 2024. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023. Norma kualifikuese eshte 9.23.00.Me kete kohe Luiza eshte kualifikuar per ne Lojrat Olimpike Paris 2024 dhe behet sportistja e pare Shqiptare qe ka marr bileten kualifikuese per Paris 2024

Lexo edhe:  Kurti nervozohet pasi opozita ia Mon Balajn, Arben Xheladinin e Astrit Deharin