Mërgimtari nga Skënderaj dhuron të 13-ten autoambulancë

Dashuria për atdheun nuk shprehet me postime në rrjetet sociale e mbatje flamuari por shërbimi dhe ndihma që i jep.

Mërgimtari Blerim Selimi nga Fshati Kuqicë i Komunës se Skenderajt i cili vepron dhe jeton në Suedi, për nevojat e pacientëve ka sjellur deri më tani hiç më pak se 13 autombulanca, 8 për Skënderajin, 2 për Obiliq dhe tani e 3 -ta për Vushtrrinë.

I kontaktuar nga rajoni, ky njeri me zemër të madhe humanitare ka thënë se ndihet mirë duke kontribuar diçka për shtetin e Kosovës, respektivisht për shëndetësinë, derisa premtoj që do të sjellë një automjet të tillë edhe për Drenasin dhe Mitrovicën.

Bashkatdhetari ka falënderuar autoritetet e komunës së Vushtrrisë për rregullimin rekord të procedurave të nevojshme për sjelljen e këtij automjeti.

Lexo edhe:  Fansat surprizojnë Kiara Titon