“Liza” del para gjykatës, shumë shpejt pritet të merret një vendim për të

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Abdullahut, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza, i cili u arrestua të dielën në Batllavë, pas 16 vitesh në arrati, tashmë ka përfunduar.

Gjyqtari i procedurës paraprake shumë shpejt pritet që të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Ilir Abdullahu në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B, F. A, Rr.A, si grup i organizuar nga i pandehuri E.S, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, me dashje që të privojnë nga jeta T.R, për shkak se i njëjti, më parë në lokalin “Swiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur E.S.

“Me këtë në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 147 paragrafi 1 nën paragrafi 3 dhe 9 lidhur me nenin 23 të KPPK-së (Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

Lexo edhe:  38-vjeçari në Suharekë posa del nga paraburgimi futet sërish në telashe, e sulmon nënën e tij