Ky është serbi që u arrestua në Mitrovicë, iu gjetën mbi 6 mijë fishekëve

6 mijë e 300 fishekë iu kapën duke provuar t’i fusë brenda në Kosovë, saktësisht në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ku edhe u arrestua.

Insajderi mëson se i arrestuari është Zivorad (Vidosav) Jovanoviq, dhe banon në Mitrovicë të Veriut.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, lajmëroi sot Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  Heroi i ditës: Ish ushtari i UÇK-së ndihmoi qytetarin që mbeti pa ndenja në xhami gjatë xhumasë