“Lista Srpska të shpallet organizatë terroriste në Evropë”

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, ka propozuar që Kosova dhe BE-ja ta shpallin Listën Srpska organizatë terroriste pas publikimit të pamjeve nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se aty shihet që pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës ishte edhe nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radojiçiq.

“I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që të shpallin Listën Srpska organizatë terroriste”, ka shkruar ai në X.

Disa pamje nga manastiri i Banjskës ku shkuan terroristët pasi sulmuan Policinë e Kosovës ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku, i ka publikuar Sveçla, duke fokusuar njërin prej tyre, për të cilin tha se është Radojiçiq.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes specialisti i Pulmologjisë, dhe profesori universitar