Shkoi për vizitë tek nëna, vajza u dhunua nga një burrë

Një vajzë nga Gjakova ka denoncuar në Polici se është dhunuar në mënyrë sistematike nga një burrë. Ajo ka raportuar se këto raste kanë ndodhur pasi ajo kishte shkuar te nëna e saj.

Sipas saj, hera e fundit ka qenë mbrëmë, çka e ka shtyrë atë ta njoftojë Policinë, por që ende nuk dihet pse nuk e ka denoncuar të dyshuarin më herët.

Sipas Policisë, hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur, ndërkohë që viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.

Lexo edhe:  E rëndë: Prindërit në Prishtinë kërcënohen me vrasje nga djali, nuk i dhanë para për drogë