Hetimet preliminare përjashtojnë vdekjen e dhunshme si pasojë e dhunës në familje në Brod të Shtërpcës

02 Press raportoi sot për vdekjen e një personi në Brod të Shtërpcës, i cili u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Sipas informacioneve të para, para se i ndjeri të vdes, gruaja e tij e kishte raportuar djalin e tyre për dhunë në familje, për çka u ngritën dyshimet e para se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.

Në bazë të hetimeve të para që kanë nisur për rastin, është përjashtuar mundësia që i ndjeri të ketë vdekur si pasojë e dhunës që dyshohej se ia ka shkaktuari biri.

Policia e ka konfirmuar rastin për Sinjalin dhe ka njoftuar se viktima ishte dërguar pa shenja jete, ku sipas mjekëve në Spitalin Rajonal, është vdekje natyrale.

Sipas zëdhënësit, Kanun Vesel, i ndjeri u dërgua në Emergjencë nga familjarët, të cilët e kishin gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar nje informacion në Qendrën Emergjente në Ferizaj, një person me inicialet I.A i moshës 75 vjeçar, ēshtē sjellur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestar pas tretmanit mjekēsor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur ( vdekje natyrale).

Lidhur me këtē ngjarje, policia, hetuesit nga stacioni Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe deshmitarë dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinē e tyre.”, thuhet në përgjigjen e tij.

Nga Policia kanë bërë të ditur po ashtu se se me vendim të Prokurorit të Shtetit për këtë rast është iniciuar vetëm shënim zyrtar.

Lexo edhe:  Kozmetika “Rossman” keqpërdori të dhënat personale të klientëve të saj