Lajmi i fundit: Vetura e policisë aksidentohet rëndë me një veture në Skenderaj, dy persona të lënduar
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit në Skënderaj.
Burimet e portalit rajoni.org nga vendi i ngjarjes zbulojne se vetura policore ka goditur veturën e tipit BMW.
Rajoni mëson se përveç dëmeve materiale të lënduar kanë përfunduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Mitrovicë.
Pamje nga vendi i ngjarjes: