Marketi që u grabit mbrëmë në Mitrovicë është ‘QTA’, hajnat morën rreth 800 euro para cash

Mbrëmë është raportuar për një grabitje të armatosur në një market në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në qytetin e Mitrovicës, ku një person ka vjedhur një shumë të parave.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se cak i grabitjes ishte marketi ‘QTA’ dhe i dyshuari ka arritur që nën kërcënimin e armëss të marrë rreth 800 euro para të gatshme.

Në kuadër të zhvillimeve hetimore janë intervistuar punonjësit e marketit, sipas të cilëve i dyshuari ishte i maskuar me një helmetë dhe pas grabitjes ka ikur me skuter.

Ndryshe, rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 21:00, policia  ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Ferat Draga” në Mitrovicë, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës  ka grabitur një shumë të parave nga marketi. Njësitet përkatëse policore janë duke  ndërmarrë veprime hetimore  në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zahiti mbrëmë.

Lexo edhe:  Rahovec: Burri ushtron dhunë psikike ndaj gruas dhe i kërkon të largohet nga shtëpia