LAJMI I FUNDIT: Qëllon për vdekje veten Sokol Halili, burri që vrau gruan në QKUK

Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë, e ka qëlluar sot edhe veten.

Kështu ka konfirmuar ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, shkruan 02 Press.

Sveçla thotë se Policia ka tentuar të negociojë me të dyshuarin, por ai ka qëlluar veten me armë.

Njoftimi i plotë nga ministri Sveçla:

Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

Lexo edhe:  Taksistit nga Fushë Kosova policia ia gjenë mijëra euro të fshehura në muri