Protesta e policëve elitarë, Musliu: Duhet me qenë Qeveri shumë antikombëtare me i pru këta djem e vajza në këtë derexhe

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas protestës së policëve elitarë dje para objektit të Qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se një Qeveri duhet të jetë shumë antikombëtarë që ta detyrojë këtë kategori të protestojë, teksa ka ironizuar me sloganin e famshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ‘Erdhi dita’.

“Erdhi dita, e kurrë mos u përsëritë një ditë si kjo! Duhet me qenë një qeveri shumë antikombëtare per mi pru këta djem e vajza në këtë deregje”, shkroi ajo.

Më tej deputetja e PDK-së kritikoi edhe deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Deklaratat e Sveçles dhe të Kurtit janë tendencë për të shkatërruar institucionin e policisë së Kosovës”, tha Musliu.

Lexo edhe:  “E kam rrogën 800 euro por dua të ik në Gjermani”, i riu shprehet i zhgënjyer me jetën në Kosovë