Pamje: Ky është vendi ku ishte fshehur prej 2 ditësh Sokol Halili

Policia e Kosovës ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen makabre ndaj gruas shtatzënë, Hamide Magashi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se dorasi ka refuzuar të dorëzohet dhe i njëjti ka kryer vetëvrasje.

“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, ka njoftuar Sveçla.

Për video klikoni këtu

Lexo edhe:  Ukrainasit diplomojnë për deminim në Kosovë, Hovenier: Krenar për lidhjen kosovaro-amerikane