Lajm i rëndë: Vdes 20 vjeçari nga Mitrovica, Dren Abdullahu

Ka vdekur në moshë mjaft të re, Dren Abdullahu nga Mitrovica.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Jepi zë.

Varrimi i Drenit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në Shipol, me kohen e Ikindisë.

Njoftim nga familja Abdullahu:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë dhe me zemër të thyer, njoftojmë të gjithë familjarët, miqët dhe farefisin e gjerë se në moshen 20 vjeçare ndërroi jetë nipi ynë:

Dren (Ardian) Abdullahu

Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 06.09.2023, ditën e Mërkure, me ikindi në ora 16:19 në varrezat e Shipolit.

Pushoftë në paqe shpirti yt i bardhë Dren! Do të mbetesh përjetësisht në zemrat dhe kujtimet tona!

Për ngushëllime ju mirëpresim tek familja Gashi (te Kulla Electronics) në Mitrovicë.

Me respekt, Familja ABDULLAHU dhe familja GASHI

Lexo edhe:  Ky është punëtori 24-vjeçar që vdiq derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Hajvali