Mërgimtari drenicas vdes tragjikisht në vendin e punës

Një kosovar nga Arllati i Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, të shtunën, në Itali.

Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se B.B ka rënë nga kati i tretë në vend pune.

43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.

“Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTKlive familjarët e të ndjerit.

 

Lexo edhe:  “Ti çikën e kishe pranë, ia kishe zgjeruar këmbët, edhe ishe duke e puthur” – detajet rrëqethëse të abuzimit seksual të 50 vjeçarit ndaj 6 vjeçares në market