Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Kaçanik

Është arrestuar një person si i dyshuar për tentim vrasjen që ka ndodhur kohë më parë në Kaçanik.

I arrestuari me inicialet D.D., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

28 -vjeçari dyshohet se në shenjë hakmarrje e kishte goditur viktimën 47-vjeçar fillimisht me veturë, e pastaj me një mjet të fortë, veprime këto që i kanë shkaktuar lëndime të rënda këtij të fundit.

47-vjeçari kishte kërkuar tretman mjekësor edhe në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Lexo edhe:  Nga seriali ‘Çka ka shpija’, në prova te skuadra e madhe në Francë!