Lajm i mirë: Komuna e Skënderajt ekzekuton pagesat e shujtave në vlerë 100 euro për mësimdhënësit

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se kanë ekzekutuar pagesën në vlerë prej 100 eurosh për shujtat e mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor.

Sipas Nurës kjo ka ardhur si rezultat i menaxhimit të mirë të buxhetit.

Postimi i plotë i Nurës:

Një lajm i mirë për sot!

Kemi kryer ekzekutimin e pagesës në vlerën e 100 eurove për shujtat e mësimdhënësve dhe personelit tjetër shkollor, falë menaxhimit të mirë të buxhetit dhe shpenzimit racional të tij, por edhe se ishte premtim i ynë se do t’u dalim hakësh angazhimit të tyre.

Lexo edhe:  Policia njofton për dy persona të zhdukur në Gjilan