Parashikimi i motit për sot dhe ditët tjera

Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, veçanërisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!

Temperaturat minimalet do të luhaten prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C. /MeteoKosova/

Lexo edhe:  Babai rrëfen biseden me Sokol Halilin, tregon ku donte t'i jepte fund jetës