Lajm i mirë: Halil Kastrati e bën me shtëpi të re punëtorin e vyer të Unitet-it, Amnor Shabanin

Ka përfunduar puna për ndërtimin e shtëpisë së re për një person në Mitrovicë që njihet si punëtor i madh.

Amnor Shabani, punëtor në kompaninë Uniteti u bë me shtëpi të re, shkruan Jepi zë.

Vetë Shabani e kishte konfirmuar për “Jepi zë” kohë më parë që shtëpia e tij po ndërtohej falë ndihmës së humanistit të madh shqiptar, Halil Kastrati.

Sot ai ka postuar disa foto nga shtëpia e tij e re, të mobiluar dhe të kompletuar.

“Elhamdulilah prej Allahut veq perhajr na koftë.Shtepia e re” ka shkruar Shabani në postimin e tij.

Ai ka falenderuar hoxhën Kastrati dhe të gjithë ata që kontribuan që të ndërtohet kjo shtëpi ndërsa pret që javën tjetër të vijë vetë personalisht Halil Kastrati dhe ta përurojë./ Jepi zë

Lexo edhe:  SBASHK-u nuk zmbrapset, vazhdon grevën