Piloti i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Ky është momenti plot emocione, kur një pilot aeroplani i propozon martesë të dashurës së tij e cila punon me të si stjuardese.

Bëhet fjalë për Konrad Hanc i cili befasoi pasagjerët dhe ekuipazhin kur u prezantua në mikrofon, para se të gjunjëzohej dhe t’i propozonte martesë partneres.

Pamjet janë realizuar brenda aeroplanit të aviokompanisë polake ‘LOT Airlines’ që po fluturonte për Krakow, ku Hanc nuk hezitoi që momentin e tij të jetës ta ndajë me të tjerët.

“Sot është një person shumë i rëndësishëm në aeroplan. Pas një viti e gjysmë në këtë punë, takova personin më të mrekullueshëm që më ndryshoi jetën.

Me lot në sy ai thirri emrin e saj – Paula, të cilës ia bëri me dije se është personi më i shtrenjtë në jetën e tij”.

Me të kuptuar se çfarë ndodhi, ajo vrapoi nga fundi i aeroplanit dhe e përqafoi me tërë forcën, duke i thënë “PO” propozimit të tij, shkruan dailymail.

Lexo edhe:  Nevojë emergjente: Kërkohen shumë punëtorë në Vjenë të Austrisë