Kërcënim me bombë, dalin pamje nga aeroporti

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë një kërcënim me bombë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara, e cila ka bërë me dije se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  “Kam me ta jep plumbin në ball”/ Burri e dërgon bashkëshorten te babai i saj dhe e kërcënon me vdekje