Lajm i hidhur: Vdes profesoresha Filloreta Arifi Rexhepi

Ka vdekur profesoresha Filloreta Arifi Rexhepi, një nga mësimdhënësit më të mirë në vend, për çka edhe ishte nderuar disa herë me mirënjohje nga Ministria e Arsimit.

Njoftimin e kanë dhënë të afërmit e saj, ndërsa familjes dhe kolektivit të shkollës i ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti.

Ajo do të ngelet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që patën rastin ta njohin, të mësojnë e të bashkëpunojnë me të.

Filloreta ishte një mësimdhënëse model në Kosovë.

Lexo edhe:  Partitë shqiptare në Malin e Zi kundër pjesmarrjes në qeverinë e re