Dyshohet se shkaktoi aksidentin ku u lëndua rëndë një person, bie në pranga i riu në Prishtinë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

E shpeshherë shoferët që shkaktojnë aksidente, largohen nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kishte ndodhur të martën në orët e vona të mbrëmjes në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, ku një veturë kishte goditur një person që po drejtonte një trotinet elektrik.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është dërguar në gjendje të rëndë dhe pavetëdije në spital, ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se pas veprimeve hetimore të organeve kompetente, gjatë ditës së djeshme është arritur që të identifikohet 18-vjeçari i dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Kurti: Askush nuk mund ta ndalojë Policinë e Kosovës të shkojë në veri