Hoxhë Labinot Maliqi publikon faturën e rrymës: As xhamitë nuk u kursyen nga “fryrja”

Këtë muaj qytetarë të shumtë po ankohen lidhur me faturimin e energjisë elektrike, pasi sipas tyre shuma ka qenë shumë e lartë.

Lidhur me këtë “fryrje të faturave” ka reaguar edhe hoxhë Labinot Maliqi.

Ai ka publikuar faturën e rrymës së xhamisë e cila është mbi 240 euro.

“Fatkeqësisht, as xhamitë tona nuk janë kursyer nga ”fryrja” e faturave të energjisë elektrike”, ka shkruar ai në fotografinë e publikuar në Facebook.

Lexo edhe:  Rrahje mes disa personave në Prishtinë, dy prej tyre përfundojnë në spital