Zhduket një 13 vjeçar në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një 13 vjeçari në Fushë Kosovë.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 16.11.2023 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali i tij i moshës 13 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Prokuroria e Mitrovicës konfirmon: Arrestohet një person që mashtroi qytetarët në vlerë të 2 milionë eurove