Zjarr i madh në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Një zjarr relativsht i madh e ka kapluar Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK. Në videon e siguruar nga Nacionale, shihet qartësisht zjarri dhe tymi që del nga IML-ja.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë zhvillim dhe është në pritje të një përgjigje nga ky institucion.

Koha raporton se zjarrfikësit kanë bërë të ditur se janë rrugës për në vendin e ngjarjes, që është afër QKUK-së, spitalit më të madh të Kosovës.

“Është djegur një zyre e objektit në katin e dytë, nga zjarri janë djegur disa letra. Nuk dihen ende shkaqet.” – ka thënë udhëheqësi i zjarrfikësve, Malë Gashi.

Zjarri i marsit

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që është djegur gjatë këtij vitit ky institute. Në mars të këtij viti, kishte shpërthyer një zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku ruhen provat e vdekjeve të dyshimta. vrasjeve apo raste të tjera që janë nën hetim.

Në lidhje me zjarrin e marsit, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, kishte dhënë detaje, duke sqaruar se nuk kishte pasur persona të lënduar.

IML / Zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia: Rasti nën hetime
“INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.” – thuhej në raport.

Lexo edhe:  I dha dokumente të Kosovës një të kërkuari nga INTERPOL-i, ky është zyrtari i MPB-së që u arrestua dje