Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re mërgimtari nga Skënderaj me banim në Gjermani
Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në moshë të re, Armend Nura nga komuna e Skënderajt.
I njohur si Xani, ai kishte kohë që po jetonte dhe vepronte në shtetin e Gjermanisë, përcjell Jepi zë.
Lajmin e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
NJOFTIM MORTOR
Sot u nda nga jeta më i dashuri jonë vëllau, djali, agja, daja, nipi ARMEND ILAZ NURA -XANI
Për varrimin do të ju informojmë me kohë pasiqë i ndjeri gjendet në Gjermani.
Të pikëlluar familja Nura!