Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së, Halil Berisha-Plaku

Ka vdekur njëri nga ish ushtarët më të vjetër të UÇK-së, Halil Berisha-Plaku.

Plaku ka qenë luftëtar i orëve të para për Lirinë e atdheut, burri besnik në kohëra më të veshtira të luftës çlirimtare, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë bashkëluftëtari i tij, Fatmir Shurdhaj.

Postimi i plotë:

Lamtumir bashkëluftëtari jonë i UÇK-së Halil Berisha-Plaku, ni njeri i dashur, atdhetar e i përkushtuar për qështjen kombetare.
Do të kujtojm gjithmon afërsin e ngrohtësin tënde shoqërore me një devotshmëri t’pashoq, si luftëtar i orëve të para për Lirinë e atdheut, burri besnik në kohëra më të veshtira të luftës çlirimtare.
Plaku i përkushtuar edhe në marimin e ngatrresave e gjaqëve, si përkrahës i kultivimit dhe ruajtes vlerave kombëtare.
Ngushëllime faniljes Berisha, bashkëluftëtarëve, miqve e shoqërisë,
Lavdi jetës dhe veprës tënde atdhetare Plaku i UÇK-së!

Lexo edhe:  Mjegulla shkakton kaos në aeroportin e Prishtinës, anulohen disa fluturime