“Dikur e kam dashur me mish e me shpirt”: Zhgënjehet thellë aktivisti i dikurshëm i VV-së, mbështet Bedri Hamzën

“Dikur e kam dashur me mish e me shpirt”: Zhgënjehet thellë aktivisti i dikurshëm i VV-së, mbështet Bedri Hamzën

Ramiz Halilaj, një aktivist i dikurshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka njoftuar fundin e përkrahjes për këtë parti.

Përmes një postimi në Facebook, Halilaj ka deklaruar se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të përfundojë periudha e mashtrimit nga ana e pushtetit aktual.

“Ka vend per #MaMir Urime Bedri Hamza”, ka shkruar në fund Halilaj.

Postimi:

Unë si aktivist i dikurshëm i LVV

Dikur e kam dashur LVV-në me mish e me shpirt, sepse ishte një projekt madhor për vendin.

Por sot, Albin Kurti dhe disa ish-anëtarë të PDK-së, që u kapën pas LVV-së, e kanë shndërruar atë në një mjet përfitimi personal.

Këta llaskuca dhe mercenarë nuk përfaqësojnë idealet e vërteta të lëvizjes.

Më 9 shkurt do t’i vijë fundi këtij mashtrimi.

Koha për ndryshim ka ardhur!

Lexo edhe:  Djali i policit në Mitrovicë plagos veten me armën zyrtare, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK