Lajm i hidhur: Vdes babai i gazetarit nga Mitrovica
Familja Shatrolli ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre
Dje në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë Hysen Shatrolli nga Mitrovica, shkruan Jepi zë.
I ndjeri ishte njeri shumë i respektuar në familjen e tij por edhe tek qytetarët mitrovicas.
Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës në ora 14:08 me namazin e Ikindisë.
Tashmë i ndjeri Hysen Shatrolli është edhe prindi i gazetarit mitrovicas Visar Shatrolli, i cili përmes një postimi ka njoftuar për varrimin
“Qofsh i xhenetit BABË” ka shkruar biri i tij, Visari, përcjell Jepi zë.