Efi përballet me Kiarën: Ti je njeri fallco

Një debat me tone të larta kanë ndodhur mes Kiarës dhe Efit.

Duket se hatërmbetja e Kiarës kundrejt Efit nuk ka përfunduar ende.

Kiara: Ke qenë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Vërtetë e ke?

Kiara: Po.

Efi: Seriozisht? Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë, i bie që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.

Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti ke folur për mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.

Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.

Kiara: Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur një foto me mua.

Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.

Lexo edhe:  Pushtuan TikTokun me momente afrimiteti, Blerando e Shqipja: Gjithçka ishte për lojë