Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot mjaft jo-sabil, me erëra lokalisht të fuqishme dhe nganjëherë edhe reshje e rrebeshe lokale shiu që mund të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal ndërsa do të vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore. Normalisht për shkak të erërave, vranësirave e rigave të shiut do të ndjehet ajri më i freskët se temperatura reale.

Në Shqipëri pritet mot i stuhishëm,  me zhvillime të fuqishme konvektive dhe erëra jugore mjaft të fuqishme. Priten  zhvillime të shtrëngatave të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Mal të Zi nesër priten rrebeshe dhe stuhi të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet mot kryesisht i vranët dhe me rrebeshe të herëpashershme, lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Reshje lokale shiu nesër priten edhe në Luginën e Preshevës.

E Hëna me vranësira e reshje të herëpashershme, lokale shiu. Reshje bore vetëm në malet e larta.

Nga e marta reshje më të pakta dhe më të izoluara. Temperaturat do të shënojnë ulje, ndërsa në viset kodrinore-malore lokalisht priten fjola bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Burri në Fushë Kosovë raportoi se i ka humbur gruaja, ajo lajmërohet nga Malisheva: Jam martuar