Andi “Italiani” dyshohet se është i përfshirë në sherrin me armë te Bon Vivanti

Mbrëmjen e sotme, në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë pati të shtëna me armë pas një konflikti verbal mes disa të rinjve dhe për pasojë 7 persona mbetën të lënduar.

Sinjali mëson ekskluzivisht se në rast dyshohet se është i përfshirë edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.

Burimet e Sinjalit thonë se Andi dhe 6 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa nga gjuajtjet me armë e disa nga gotat e qelqit.

Sinjali po ashtu ka mësuar se personat e tjerë që mbetën të lënduar janë K.R., A.A., L.S., G.H., A.G dhe N.N.

Policia tashmë e ka konfirmuar rastin zyrtarisht, me ç’rast kanë bërë me dije se dy persona dyshohet se kanë gisht në sherrin te ky lokal.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

Lexo edhe:  Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti babi