E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës në parkun industrial ‘Trepça’ në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Mitrovicë, përkatësisht në parkun industrial ‘Trepça’, pasi një person humbi jetën.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Miftar Fejza i cili humbi jetën në vendin e punës, ku punonte si roje.

Viktima u dërgua në spital mëngjesin e sotëm pa shenja jete dhe mjekët nga aty konstatua edhe vdekjen e tij.

Me urdhër te prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimte”.

Lexo edhe:  Skandali tjetër në Policinë e Pejës | Tre policëve iu ik ‘hajduti’ i arrestuar pasiqë e dërgojnë në një restaurant në bjeshkë