Lajm i hidhur: Vdes babai i gazetarit nga Mitrovica

Familja Shatrolli ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre

Dje në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë Hysen Shatrolli nga Mitrovica, shkruan Jepi zë.

I ndjeri ishte njeri shumë i respektuar në familjen e tij por edhe tek qytetarët mitrovicas.

Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës në ora 14:08 me namazin e Ikindisë.

Tashmë i ndjeri Hysen Shatrolli është edhe prindi i gazetarit mitrovicas Visar Shatrolli, i cili përmes një postimi ka njoftuar për varrimin

“Qofsh i xhenetit BABË” ka shkruar biri i tij, Visari, përcjell Jepi zë.

Lexo edhe:  Pasi publikoi dallaveret me tenderë kërcënohet gazetari i portalit rajoni.org në Skenderaj, policia nis hetimet