Ky është veprimi i menjëhershëm që duhet ta beni, nëse ju ka rënë telefoni në ujë!

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë që telefoni të na ketë rënë në kontakt me ujin dhe të na jetë ngrirë gjaku sepse aty mund të kemi foto, kujtime, kontakte, mesazhe dh materiale shumë të rëndësishme.

Skenari tipik është që telefoni të na rrëshqasë nga dora dhe të bjerë në lavaman, tualet, bide ose në një pellg me ujë pas një rrebeshi. Megjithatë, jemi akoma me fat për sa kohë na bie në ujëra të ëmbla. Rreziku më i madh për qarkun e telefonit tonë është uji i kripur që ka aftësi gërryese. Faktori i ëmbë/i kripur është vendimtar për suksesin në shpëtimin e telefonit ashtu siç është faktori i kohës: sa më pak të ekspozohet ndaj ujit dhe substancave që treten në të, aq më i madh është probabiliteti që dëmi të mos jetë aq i tmerrshëm.

Çfarë duhet bëre

Nëse procedura për të shpëtuar smartphone-n tonë nuk është 100% e sigurt, ka disa gjëra që nuk duhen bërë: në kundërshtim me instinktin, mos e tundni kurrë telefonin, apo t’i shkaktoni goditje dhe aq më keq pastaj, t’i fryni. Këto janë gjeste që mund ta shtyjnë ujin edhe më thellë dhe sigurisht që rrezikojnë funksionimin e tij.

Tharja e një telefoni të lagur

10 lëvizje për të limituar dëmet e një smartphone të lagur

Lexo edhe:  Smartfoni i cili po pushton industrinë e telefonisë!