“E kam babanë prokuror” – reagon Arianit Koci pas publikimit të videos: Gjoba do të jetë shumë e madhe

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas publikimit të videos ku një vajzë thirret në babain e saj prokuror pas shkeljes që ka bërë trafik.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se sjelljet e vajzës janë të papranueshme. Ai ka thënë që edhe sjellja e gruas me fëmijë, nuk ka qenë e mirë.

“Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase. Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, shkruan ai.

Lexo edhe:  Ambasadori që fshehu 3.9 milion franga nga shteti i Kosovës nis biznes në “Prishtina Mall”