Përleshje mes 5 personave në Deçan, arrestohen nga policia

Pesë persona janë arrestuar në Deçan, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes vete.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, në rrugën “Luan Haradinaj”

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

Lexo edhe:  Prishtinë: Një person raporton se vetura e tij në lëvizje u godit nga një predhë e armës