Ky është personi që dyshohet se u vra me armë zjarri nga fqinji i tij në Skenderaj

02 Press raportoi pak më parë për një rast tragjik që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ky një person dyshohet se ka vrarë fqinjin e tij.

Sipas burimeve nga Emergjenca personi që ka mbetur i vrarë është Besim Musliu.

Përveç viktimës nga ky rast kanë mbetur edhe dy persona të plagosur.

Të njëjtit janë dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informatave të para, njëri nga të plagosurit është vet i dyshuari për këtë rast.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku një mosmarrëveshje përfundoi tragjikisht, pasi i dyshuari gjuajti në drejtim të të ndjerit.

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Skenderaj

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Mitrovicë.

Lexo edhe:  Mitrovicasi raporton se para banesës gjeti flamur serb dhe një mbishkrim nacionalist