Zbulohet se kush e goditi veturën e Policisë në Leposaviq

Disa të dyshuar për kontrabandim me emigrantë, kanë goditur me veturën e tyre veturën e policisë së Kosovës që po i ndiqte.

Kurse Policia e Kosovës është kundërpërgjigjur duke i gjuajtur me armë zjarri, transmeton lajmi.net.

Të dyshuarit janë në kërkim nga policia teksa viktimat e kontrabandimit janë dërguar në stacion policor.

Informacionet i ka bërë të ditura për lajmi.net Veton Elshani, zv/drejtor i policisë për rajonin e veriut.

“Po, rasti ka ndodhur sot, janë dyshuar për kontrabandë me migrantë, zyrtarët policorë nuk janë lënduar. Personat të cilët kanë tentuar të godasin me veturë zyrtarët policorë janë në kërkim nga Policia e Kosovës, nuk janë arrestuar, ndërsa 10 emigrantë janë dërguar në stacionin e Policisë për hetime të mëtutjeshme”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Hyn për ta pastruar, dy burra bien në bunar