Iu premtua shtëpi nga Big Brother VIP Albania, Arjola Demiri tregon se çfarë ndodhi

Edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh, Arjola Demiri fitoi padyshim një ndër surprizat më të bukura të bëra në “Big Brother VIP ku ishte banore”.

Duke qenë se shpeshherë ajo kishte treguar se një ndër ëndrrat e saj ishte ti blinte fëmijëve një apartament në Tiranë, produksioni e kishte marrë përsipër.

Teksa ka dhënë së fundmi një intervistë, aktorja tropojane u pyet nëse ka hyrë në apartamentin që iu dhurua në BBVA.

E njëjta theksoi se është në përfundim dhe se së shpejti do ta gëzojë bashkë me fëmijët.

“Pikë së pari do të banojë në një ambient shumë të sigurt për fëmijët e mi”, u shpreh ajo.

Lexo edhe:  Edona thotë se Linda ka llogari në ‘Only Fans’: Unë nuk i qes ‘gogluqat’ për 5 euro