Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me gur shtetasin e Shqipërisë në Prizren, ndodhet në arrati

Gazeta Sinjali mëngjesin e sotëm ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 25-vjeçar nga Shqipëria. Njëri nga ta dyshohet se ka goditur me gur në kokë viktimën, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Hil Kaçinari, i cili bashkë me të dyshuarit tjerë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.

Në anën tjetër, viktima është dërguar në spital, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka pësuar krisje në kafkë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Vdekja e dyshimtë e 23-vjeçares në autostradë, ky është kosovari i arrestuar