I dyshuari në Zveqan kërcënon nënën e shoferit me të cilin u përfshi në aksident, ia kërkon 7 mijë euro

Rastet e kërcënimeve në Kosovë, janë thuajse të përditshme. Shpesh herë ato ndodhin për arsye banale, por për shkak të rrezikut që u kanoset, qytetarët detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Zveçan, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një grua përmes telefonit.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pas një aksidenti ku është përfshirë i dyshuari dhe djali i viktimës kohë më parë.

I dyshuari vazhdimisht ka kërkuar nga 55-vjeçarja 7 mijë euro si dëmshpërblim, në të kundërtën e ka kërcënuar se do ia marrë veturën e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia dhe me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit në stacion policor.

Lexo edhe:  Sipas ASK-së, shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 11,8 për qind