Ky është personi i katërt i arrestuar nga Policia për zjarrvënie në Gjykatën e Kaçanikut

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar dje edhe personin e katërt nën dyshimet për zjarrvënie në objektin e degës së Gjykatës në Kaçanik.

Gazeta Sinjali mëson se i arrestuari i katërt është Elmedin Raka, 29 vjeçar.

Ai është kapur dje në pikën kufitare në Han të Elezit dhe është shoqëruar në Polici.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të tjera hetimore.

Para tij, Policia ka arrestuar edhe tre të mitur, të tre nga 17 vjet, të cilëve sot u është caktuar masa e paraburgimit për nga një muaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Lexo edhe:  Momenti kur lirohet Bedri Krasniqi: E bënë shqiponjën dhe përshëndet familjarët