Gjilanasi raporton se i ka humbur gruaja, Policia e ndalon në kufi – thotë se e ka gjetur një burrë tjetër në Preshevë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Kështu ndodhi edhe së fundmi në Gjilan, ku u raportua e zhdukur një grua, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se rasti ishte denoncuar në Polici nga burri i saj, i cili kishte kërkuar ndihmë për gruan që u largua nga shtëpia dhe s’kishte informacione për të.

Pas raportimit, Policia është aktivizuar për të ndërmarr veprimet e nevojshme dhe si rezultat 39-vjeçarja u ndalua në pikën kufitare të Muçibabë.

E njëjta u intervistua nga hetuesit policorë, ku ndër të tjera ka deklaruar se ka marrë rrugën për Preshevë pasi ka vendosur të fillojë bashkëjetesën me një burrë tjetër.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

 

Lexo edhe:  Largimi i barrikadave, Haradinaj: Nuk mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it