Ky është llapjani që ekspozonte armën e gjatë para shtëpisë, Policia shkon në fshatin e tij dhe e arreston

Një aksion i Policisë në Podujevë i zhvilluar gjatë ditës së djeshme në fshatin Llaushë ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili më pas përfundoi në ndalim. Bastisja është kryer pas denoncimit të rastit nga një qytetar dhe më pas Policia zbarkoi në shtëpinë e të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ardit Ajvazin, i cili është arrestuar pas kontrollit që u krye në shtëpinë e tij, ku u gjetën një armë e gjatë dhe municion – që u sekuestruan.

Rasti është zbuluar pasi dikush njoftoi Policinë se i dyshuari po e ekspozonte armën para shtëpisë së tij, për motive akoma të panjohura.

Pas përfundimit të aksionit dhe sekuestrimit të provave, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

Ndaj tij, prokurori ka nxjerrë aktvendimin për ndalim dhe dorëzimin e kallëzimit penal, ndërsa brenda afatit ligjor do të ndërmerren edhe veprimet e tjera të nevojshme.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Lexo edhe:  “O Allah m’ke beku me këtë firmë ku punoj”, mashtruesi i 2 milionë eurove bëhej kinse firma i bleu veturë