Dy të rinj në Prishtinë i zë sherri me Policinë, kapen me armë e drogë

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në Prishtinë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarve nga zyrtarët policorë, njërit nga ata 17-vjeçar i është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe narkotikë, teksa edhe shokut të tij 22-vjeçar Policia i ka gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të armës dhe drogës, të rinjtë janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprat për të cilat ngarkohen.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Posedim i paautorizuar i substancës narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe:  “Tentuan me i zënë Ademin, Hamzën e Rifatin”, Murtezaj flet për sulmin e ’91-ës mbi familjen Jashari