“Niset për në lokal, por tërhiqet”- Si dështuan 2 tentativat për vrasjen e Nikulaj

Gazetarja Sara Demushi ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj. Demushi tha se grupi kriminal kishte planifikuar ta kryente vrasjen në datat 17, 18 dhe 19 prill, por dy tentativat e para kanë dështuar.

Madje ajo shtoi se edhe ditën e vrasjes më datë 19, ka një video që tregon afrimin e vrasësit në lokalin e Nikulaj dhe më pas tërheqjen e tij pas sinjalizimeve të ardhura nga informatori anglez që ndodhej në lokalin me Nikulaj.

“Biznesmeni është tentuar të vritet nga datat 17, 18 dhe 19 dhe ata kanë arritur ta kryejnë ekzekutimin në datën 19, kur gjetën mundësinë ta gjenin të vetëm Nikulajn dhe ta ekzekutonin. Ka pasur në tre ditë tentativa për të ekzekutuar, ku grupi ka qëndruar për orë të tëra në ambientet e brendshme dhe të jashtme. Në ditën e vrasjes shtetasi britanik ka mbërritur në ambientet e lokalit në orën 11:00, si fillim ka luajtur bilardo me një fëmijë të mitur dhe më pas është pozicionuar në një nga tavolinat e lokalit. Edhe përmes një videoje shihet se atentatori, shtetasi portugez është afruar drejt objektivit, dhe më pas përmes informacioneve që ka marrë është zmbrapsur. Ai u rikthye dhe kreu vrasjen disa minuta më pas”, tha Demushi.

Lexo edhe:  Babai nga Gjilani raporton se dikush ia dhunoi seksualisht vajzën 14-vjeçare në motel