Ky është i moshuari që humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga vetura në Mazgit

02 Press pak më herët ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën një person.

Sinjali mëson se viktima është 74-vjeçari Gani Curri.

Curri nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili ka dalë me ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur aksidenti.

Lexo edhe:  Kjo është gruaja nga Skënderaj që vdiq, policia po heton rrethanat e vdekjes