S’ka më bukë me 50 centë në Prizren, furrtarët rrisin çmimet

Furrtarët e qytetit të Prizrenit janë dakorduar që të rrisin çmimin e bukës.

Sipas tyre, kjo po bëhet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve tjera nga të cilat varet prodhimi.

“Nga dita e sotme [martë] edhe çmimi i bukës do të ketë rritje”, kanë thënë përfaqësues të kësaj shoqate për TV Prizrenin.

Kështu, nga dita e martë çmimi i bukës në disa furra është rritur në 60 cent, 10 centë më shtrenjtë se çmimi i deritanishëm, ndërsa edhe furrat tjera pritet që nga dita e nesërme të veprojnë ngjashëm.

Lexo edhe:  Hidhet mjet piroteknik në stacionin e Policisë në veri të Mitrovicës