Nëna nuk pranon kthimin në shtëpi të 14 vjeçarit problematik (VIDEO)

Një grua nga Prizreni kishte refuzuar që birin e saj 14 vjeçar ta pranonte në shtëpi, kur policia e dërgoi për ta mbajtur arrestin shtëpiak më 24 shtator.

Ajo i tha Klan Kosovës se veproi kështu pasi mendon se në dorë të shtetit djali i saj si recidivist i veprave penale, do të ishte më i sigurt, njofton Klan Kosova.

Në koordinim me prokurorinë policia po e heton rastin e cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.

I mituri që po dyshohet edhe për vjedhje, tani ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Lexo edhe:  Arrestohen 2 meshkuj dhe 2 femra, iu gjetën 3 kilogramë heroinë